Moderatori Genti Pjetri, i njohur ndryshe si “Doktori” i Fiks-Fare, mes dhimbjes ka folur sërish për zhgënjimet që ka pësuar nga miqtë e tij në jetë, duke treguar se i kanë kthyer shpinën dhe nuk i kanë dhënë respektin që meriton.
I ftuar në një podcast, Genti ka rrëfyer bisedën që ka pasur me një mik të tij, i cili është një personazh i njohur publik, por moderatori nuk ka dashur t’i përmendë emrin.
Sipas tij, miku i tij fliste për respekt, ndërkohë që nuk i kishte shkuar fare kur babai i Genti Pjetrit kishte ndërruar jetë, madje as nuk e kishte telefonuar për kortezi.
“Njoh një mik timin që nuk dua t’ia përmend emrin, sepse është i njohur. Më thanë që gjithmonë të kishin respektuar, ndaj po e hap këtë muhabet. Meqë ia thashë atij, po e them edhe këtu: me gjithë respektin që thua ti dhe ata personat që përmend, kur ndërroi jetë im atë, nuk më pa askush në shtëpi. Kaq e rëndë është.
Kur im atë ndërroi jetë, sa për kortezi, askush nuk erdhi, as nuk kërkoi të jepte një dorë lekësh për kafene. Kjo ishte dhimbje e madhe për mua,” tha ai./Radar.al
