Lajme

Milaim Nela kritikon presidenten për largimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve në simbolikën e Zyrës së Presidentit, duke kundërshtuar largimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe të Deklaratës së Pavarësisë.

Në një postim, Nela theksoi se Zyra e Presidentit nuk është hapësirë e preferencave personale, por simbol i shtetit të Kosovës. Ai kërkoi që Kuvendi të përcaktojë me ligj simbolikën e Presidencës, ndërsa propozoi që rezidenca e Ibrahim Rugovës në Velani të shpallet Shtëpi Muze dhe objekt i trashëgimisë historike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Zyra e Presidentit të Kosovës nuk është zyra personale e individit që kalon çdo 5 vjet në atë zyrë!

Ajo nuk është zyrë e shijeve dhe preferencave personale por është simbol i shtetit të Kosovës!

Të largosh foton e themeluesit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugovës dhe ta vendosësh atë në një nivel me Atifete Jahjagën dhe Presidentë të tjerë krejt simbolikë dhe figura aspak të krahasueshme më njeriun me të cilin identifikohet Kosova e pavarur e pakta që mund të thuhet është fyese!

Ibrahim Rugovës mund të ja largosh krejt portretin dhe mund ta futësh edhe në sirtar por kjo nuk e zbeh aspak rolin e tij epokal të tij!

Ibrahim Rugova asht pjesë e patjetërsueshme e identitetit të Kosovës!

Po ashtu largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe zëvendesimi me një filigramë që nuk ka asnjë lidhje me simbolikën e shtetit por është një gjest shumë i rëndë që në simbolikën politike jep sinjal shumë të gabuar e shëmtuar që nuk duhet të kishte ndodhur!

Ata që e kanë këshilluar presidenten nëse nuk është ide e saj në rastin më të mirë nuk janë dashamirës te shtetit dhe nuk e kanë bërë këtë në interes të Kosovës!

***

Kuvendi i Kosovës nuk duhet të lejojnë veprime të tilla amatoreske e duhet të përcaktojë me ligj simbolikën e zyrës së Presidencës e nuk duhet të lejojë veprime të tilla delinkuentësh që e fyejnë shtetin e Kosoves.

Do të ishte po ashtu në nderin e Kosovës që Rezidencën e Presidentit Historik të Kosovës në Velani e ta shpallte atë objekt të Trashëgimise Historike të Shtetit të Kosovës e ta shpallte atë Shtëpi Muze.

Ajo rezidencë nuk mund dhe nuk duhet të jetë më shtepi banimi e familjarëve pasardhës të Presidentit Historik të cilët duhet të riakomodohen me vendim të qeverisë së Kosovës.

Të Ngjashme