Lajme

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – p

Milosh Medenica, djali i ish-kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, ka publikuar një video të re nga arratia, ku hedh akuza të rënda ndaj pushtetit në Serbi dhe pretendon se disponon komunikime që, sipas tij, dëshmojnë lidhje mes njerëzve të afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të njohura të botës së krimit.

Në video, Medenica thotë se ai dhe ekipi i tij ligjor kanë përgatitur materiale të reja, të cilat, sipas tij, “meritojnë një koment të veçantë”.

“Unë dhe ekipi im ligjor kemi përgatitur një korrespondencë të nxehtë për sonte që meriton një koment të veçantë”, deklaron ai.

Sipas Medenicës, komunikimi që ai pretendon se posedon është zhvilluar mes Boban Baçeviq dhe Goran Vlaoviq. Ai pohon se në këto mesazhe përmendet një plan për t’iu afruar presidentit serb Aleksandar Vuçiq përmes personave nga veriu i Kosovës.

“Sipas përmbajtjes së korrespondencës, po përgatitej një strategji për t’iu afruar Aleksandar Vuçiqit përmes një personi nga Mitrovica e Kosovës, duke përmendur emrat e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit”, thotë Medenica.

Ai pretendon gjithashtu se qëllimi i këtij komunikimi ishte organizimi i një vepre kriminale në dëm të dy personave, duke shtuar se, nëse këto pretendime rezultojnë të sakta, ato do të përbënin një tjetër provë të lidhjeve mes strukturave shtetërore dhe grupeve kriminale.

“Nëse deklaratat nga kjo korrespondencë dalin të sakta, kjo do të ishte një tjetër konfirmim i mënyrës se si vepron karteli i SNS-së dhe si rrethohet me njerëz nga bota e krimit”, deklaron ai.

Në vijim të videos, Medenica akuzon institucionet e drejtësisë në Serbi dhe Mal të Zi se, sipas tij, kontrollohen politikisht dhe se vendosin selektivisht se kush arrestohet dhe kush ndiqet penalisht.

“Të gjitha proceset në Serbi dhe Mal të Zi menaxhohen nga karteli i SNS-së. Ata vendosin se kush duhet arrestuar dhe kush duhet të dënohet më rëndë”, shprehet ai.

Në fund të videos, Medenica u bën thirrje studentëve dhe qytetarëve të vazhdojnë rezistencën ndaj, siç e quan ai, “krimit të organizuar”, duke deklaruar:

“Studentët po fitojnë.”

Milosh Medenica është djali i ish-kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica. Ai është dënuar nga Gjykata e Lartë në Podgoricë me 10 vjet burg për krijimin e një grupi kriminal, trafik droge, kontrabandë cigaresh dhe korrupsion. Medenica ndodhet në arrati, pasi u largua ditën kur u shpall vendimi ndaj tij.

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin, Radoiçiqin e Veselinoviqin

Të Ngjashme