Aktuale

Ministri i Brendshëm reagon ndaj lajmeve për dorëheqjen

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi sot ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë Berat, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 253 milionë lekë, i projektuar sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Ai vlerësoi situatën e sigurisë në qarkun e Beratit, duke shtuar se është një ndër zonat që spikat për rendin dhe qetësinë publike, ndërsa nënvizoi se siguria mbetet një faktor kyç për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.

NEWS  “Surreli zonë krimi”- Berisha nxjerr fotot: Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Ramës, policia i ka gjobitur makinënI pyetur nga gazetarët mbi lajmet e publikuara në disa portale, sipas të cilave ai kishte dhënë dorëheqjen, ministri Lamallari i hodhi poshtë këto pretendime.

“Unë nuk merrem me portalet, unë merrem vetëm me punë konkrete. Ky takim ku jemi sot është pjesë e punës së qeverisë shqiptare, ku edhe unë bëj pjesë,” u përgjigj ministri.

NEWS  LAJM I FUNDIT/ Çështja Balluku, Gjykata Kushtetuese nuk arrin të …Ai shtoi se qeveria ka përmbyllur një cikël të rëndësishëm investimesh në infrastrukturën e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

“Jam shumë i lumtur që kemi përfunduar ciklin e investimeve në drejtoritë vendore dhe komisariatet e Policisë së Shtetit. Kjo është e vetmja qeveri që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Policisë së Shtetit, jo vetëm përmes investimeve në infrastrukturë dhe teknologji, por edhe në trajtimin më të mirë të efektivëve,” deklaroi Lamallari.

NEWS  Këshilltari i Presidentes së Kosovës: Ja çfarë u diskutua mes Trump, Ramës dhe Osmanit

Të Ngjashme