Aktuale

Një burrë në Shkodër pëson fund tragjik e të dhimbshëm, policia jep arsyen zyrtare

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dobraç, në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi Sadri Sufaj, raporton noa.al.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se i moshuari i ka vënë zjarrin vetes duke përdorur lëndë djegëse, ndërsa si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të Ngjashme