![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/ministri-i-nates-aliu-del-ne-terren-ne-terr-shkak-punimet-ne-rrugen-gjilan-kllokot_64b6509696f82.png?resize=530%2C312&ssl=1)
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu mbrëmë ka dalë në terren ku po zhvillohen punimet në rrugën Gjilan-Kllokot.
Ai thotë se atje është filluar të punohet edhe në mbrëmje nga ora 20:00 deri në 05:00 shkaku temperaturave të larta dhe mospengimit të trafikut ku kryesisht qarkullojnë mërgimtarët.
“Në Rrugen Gjilan Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga 20:00 deri në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu që punimet mos të pengojnë gjatë ditës qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, ku kryesisht e frekuentojnë bashkëatdhetarët nga Diaspora”, shkruan Aliu.