Aktuale

Tiranë, një djalë i ri humb jetën pas rënies nga lartësia e një pallati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 07:30, shtetasi Gerald S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ditët e fundit ka një shtim dramatik të rasteve të vetëvrasjes në Tiranë dhe rrethe të tjera të vendit dhe më shqetësues është fakti se dominojnë moshat e reja. /noa.al

Të Ngjashme