Aktuale

Vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata të izoluara, parashikimi i motit për këtë të Martë

Ditën e martë, vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës.

Reshjet priten me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje, ndërsa gjatë ditës, në veri e lindje, priten reshje lokale shiu dhe shtrëngata të izoluara në male.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore, era do të fitojë shpejtësi deri në 16-18 m/s.Valëzim në det i forcës 3-4 ballë.

Të Ngjashme