Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë nesër viziton Kosovën

Takim në Presidencë me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi mes tyre është paraparë të mbahet në orën 10:00.

Në njoftim theksohet se Haxhiu do ta presë Hoxhën në kuadër të agjendës zyrtare të Presidencës së Kosovës.

Të Ngjashme