Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz ka mbrojtur sulmin e fundit ndaj një baze ajrore në Siri dhe ka përsëritur paralajmërimet kundër asaj që Izraeli i quan përpjekje turke për të vendosur një prani ushtarake në vend.
Në një postim në X, ministri i mbrojtjes kritikoi figurat e opozitës dhe komentatorët izraelitë që vunë në dyshim domosdoshmërinë e sulmit, duke thënë se ushtria e rekomandoi atë bazuar në atë që ai e përshkroi si “informacion të qartë të inteligjencës”.
Ai gjithashtu mbrojti paralajmërimet publike të lëshuara nga ai vetë dhe kryeministri Benjamin Netanyahu drejtuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se Izraeli nuk do të lejonte që Turkiye “të vendoset në Siri dhe të rrezikojë sigurinë e Izraelit”.
Ankaraja ka hedhur poshtë pretendimet izraelite se planifikon të krijojë një prani ushtarake në bazën ajrore Abu al-Duhur të Sirisë dhe ka dënuar sulmet izraelite në territorin sirian, shkruan Al Jazeera.
