Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se nesër, më 11 maj duke filluar nga ora 13:00, në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të mbahet konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet në sektorin e qumështit.
Sipas njoftimit, në fokus të konferencës do të jenë masat institucionale për mbrojtjen e konsumatorit, garantimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e transparencës në treg.
Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Bujqësisë, Armend Muja, si dhe përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Njoftimi:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton mediat se nesër (e diele), në ora 13:00, në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të mbahet konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet në sektorin e qumështit dhe masat institucionale për mbrojtjen e konsumatorit, sigurinë ushqimore dhe transparencën në treg.
Në konferencë do të marrin pjesë Ministri Armend Muja dhe përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë.
