Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mitreski pret proces të suksesshëm zgjedhor në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski dhe bartës i listës në Njësinë zgjedhore 5, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe presidenciale.

Pas realizimit të së drejtës qytetare për të votuar në vendvotimin 1861 në shkollën fillore “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, ai theksoi se sot është një nga ditët më të rëndësishme në vend.

“Pres një proces të suksesshëm zgjedhor, sipas të gjitha rregullave demokratike si i ngjan një vendi demokratik që ka aspirata për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, dua të them se e drejta e votës është e drejtë supreme demokratike dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për zgjedhjet presidenciale”, deklaroi Mitresvki pas votimit./kp