![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/molliqaj-pas-komenteve-te-rron-gjinovcit-paska-zgjedhur-fyerjen-si-zhvleresim-te-personit_648dcef8cda6c.png?resize=850%2C478&ssl=1)
Leonida Molliqaj, nga organizata “Qika”, i ka reaguar analistit Rron Gjinovci, i cili u tall me pamjen e juristes së medias, Flutura Kusari, derisa e kishte quajtur “të çmendur” edhe gazetaren Dafina Demaku.
Molliqaj përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se komentet fyese ndaj grave që guxojnë ta ngrisin zërin, janë seksiste dhe nuk duhet të lejohen.
“Ambienti publik kosovar mbetet ende thellësisht patriarkal. Pjesëmarrja e grave në këtë ambient është në vetvete guxim. Rroni ta zëmë, i vetëdeklaruar si aktivist i majtë, s’paska denjuar ta komentojë aktivizmin e Fluturës për lirinë e shprehjes, e paska zgjedhur fyerjen si zhvlerësim të personit.” – ka shkruar ajo.
Tutje, Molliqaj u shpreh si vijon: “Format e shtypjes janë në aleancë mes vete. Patriarkalizmi merr e jep me pushtetet tjera disiplinuese. Mbështetet në to, por edhe i mbështet”.