Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Dhërmi, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me rroba plazhi ndërhynë për arrestimin e tij.
Operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës, ku u arrestuan tre shtetas: Granit Pepnika, 29 vjeç, Xhoni Hitaj, 31 vjeç dhe Redion Rexhmati, 28 vjeç.
Njoftimi i policisë
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjetet”.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale.
Kapen në Drimadhë dy shtetas të shumëkërkuar, të shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të call center-ave.
See also Plagosja në Tepelenë/ Kush janë dy të rinjtë që ndodhen në gjendje të rëndë (Emrat)Vihet në pranga edhe një shtetas për përkrahje të autorit të krimit.
Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrjetet”.
Në kuadër të këtij operacioni, mesditën e sotme, në zonën e Drimadhës, u kapën shtetasit G. P., 29 vjeç, dhe Xh. H., 31 vjeç, të shpallur në kërkim.
Shtetasi G. P., 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
See also “Po hidhem në lumë!”- Dyshohet se u vetëmbyt, gjendet pas 10 ditësh kërkime trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir KurtiShtetasi Xh. H., 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi R. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
