Aktuale

Moti i keq “pushton” qarkun e Elbasanit! Në Peqin shembet një urë, izolohen 9 fshatra

Ditën sotme reshjet e shiut dhe era e fortë, kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, dhe kjo ka ndikuar disi në qarkullimin e automjeteve, ku akset nacionale vijojnë të jenë të hapura plotësisht varësisht problematikave të hasura në qarkullim.

Situata më e rënuar është paraqitur rreth orës 14:00 në kthesat e Dragostunjës, ku pati rënie intertësh në rrugë. Situata shkaktoi vetëm ngadalësim të lëvizjes së automjeteve, ndërsa nuk është shënuar në asnjë moment ndërprerje e qarkullimit.

Ndërkohë n jë tjetër problematikë është shfaqur në Njësinë Administrative Karinë të bashkisë Peqin, ku në fshatin Sinaballaj është shembur ura tip “Bailey”. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz apo mjete, dhe dyshohet se shembja e urës ka ardhur si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë natës.

Si pasojë, aktualisht është ndërprerë qarkullimi për zonën që përfshin 9 fshatra të Peqinit, por edhe disa zona të Rrogozhinës. Teska autoritetet kanë bërë me dije se, është duke u punuar për hapjen e një kalimi të përkohshëm pranë urës.

Të Ngjashme