Lajme

Mrekulli në rrënoja, foshnja shpëtohet 32 orë pas tërmeteve në Venezuelë – lot dhe duartrokitje

Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi dy tërmete shkatërruan Venezuelën.

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale tregon pamjet nga momenti kur ekipet e shpëtimit punojnë papushim për të gjetur dhe nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit dhe viktimat.

Në video tregohet momenti kur foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat dhe bashkohet me familjarët teksa ky ribashkim u prit me lot dhe duartrokitje.

Nëna e foshnjës u shpëtua një orë më vonë.

Të paktën 920 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditën veriun e vendit të mërkurën, duke lënë më shumë se 50,000 të zhdukur. VIDEO

 

 

Të Ngjashme