Lajme

Kurti takohet pasdite me ambasadorin e BE-së, pritet t’i dorëzohet Raporti për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Schuebel do t’ia dorëzojë Kurtit Raportin e Kosovës për vitin 2026, të hartuar nga Komisioni Evropian.

Takimi është paraparë të mbahet në orën 17:45, ndërsa pas përfundimit të tij, Kurti dhe Schuebel do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Raporti i këtij viti pritet të pasqyrojë gjendjen dhe progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Sipas draft-raportit të publikuar paraprakisht dhe vlerësimeve të njohësve të integrimeve evropiane, Kosova nuk pritet të ketë shënuar përparim të dukshëm në shumicën e fushave të vlerësuara nga BE-ja.

Të Ngjashme