Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar edhe sot, me ftesën e njëjtë për dialog drejtuar studentëve, që po protestojnë që disa javë në Tiranë.
Protesta studentore raportohet se do të vazhdojë, ndërsa thirrjet e shefit të qeverisë janë refuzuar në vazhdimësi.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ndërsa në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.
