Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë vota më shumë se disa ministra të Albin Kurtit, bazuar në rezultatet e deritanishme.
Aktualisht, Mulla Osmani është renditur i 15-ti me 4 mijë e 940 vota, ndërsa janë numëruar mbi 20% të votave në nivel vendi, transmeton Klankosova.tv
Pas tij kanë mbetur ministrat si Saranda Bogujevci, Artane Rizvanolli, Fitore Pacolli, Armend Muja, Dimal Basha, e të tjerë.
Rezultatet preliminare të KQZ-së e kanë vendosur VV-në të parën me 42.91 për qind, PDK e dyta me 21.08 për qind, LDK me 17.60 për qind, Aleanca me 7.17 për qind. /Klankosova.tv

