As Hykmete Bajrami e as Avdullah Hoti nuk u panë në mesin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku u diskutua rreth bashkimit me Vjosa Osmanin.
Pas kësaj, Avdullah Hoti ka reaguar me një logo të LDK-së me mbishkrimin “LDK mbi të gjitha”.
Siç mësoi media brenda këtij takimi, bëhet fjalë për një konfigurim të qartë të ndarjes së roleve në nivel shtetëror, ku Vjosa Osmani parashihet si kandidate për Presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku do të synojë postin e Kryeministrit.
Po sipas të njëjtave burime, marrëveshja nuk kufizohet vetëm në nivel deklarativ, por shtrihet edhe në arkitekturën konkrete zgjedhore.
