Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka transferuar 12 milionë euro në llogarinë e Thesarit, si pjesë e fitimit vjetor, në përputhje me ligjin.
Përmes një postimi në Facebook, Murati theksoi se ky është viti i tretë radhazi që realizohet një transfer i tillë nga BQK-ja.
“Për vitin e tretë radhazi, Banka Qendrore e Kosovës transferon në llogarinë e Thesarit pjesën e fitimit vjetor, siç e parasheh ligji. Sivjet ka transferuar 12 milionë euro”, ka shkruar Murati.
Ai ka shtuar se në 18 vite shtetësi, vetëm tri herë BQK ka bërë transferime të tilla, dhe të gjitha kanë ndodhur në tri vitet e fundit.
Sipas tij, ky zhvillim reflekton stabilitet financiar dhe menaxhim më të mirë të institucioneve ekonomike në vend.
