Një 48-vjeçar italian, i cili murosi të dashurën e tij me origjinë shqiptare ka pranuar për herë të parë autorësinë e krimit. Në vitin 2014 ai vrau dhe murosi partneren e tij, Sibora Gagani 22-vjeç me origjinë shqiptare. Ai është dënuar me 24 vite burg për vrasjen e një ish-partenerje tjetër, por vrasjen e të resë shqiptare nuk e kishte pranuar më parë.
Prokuroria kërkon që ai të dënohet me 22 vite burg për vrasje me paramendim në kuadër të dhunës gjinore, me rrethanë rënduese, si dhe për një vepër kundër integritetit moral.
Mediat shkruajnë se trupi i Siborës u zbulua nga policia spanjolle pas një hetimi paralel të nisur pas arrestimit të tij për vrasjen e ish-parteneres së tij të mëparshme. Trupi i resë shqiptare ishte fshehur në një mur dhe viktima ndodhej në një kuti druri, e mbuluar me gëlqere, pranë një thike me gjak dhe një buqete me lule.
48-vjeçari, e njohu Sibora Gaganin në vitin 2009, kur ajo ishte 18 vjeçe, në qytetin italian Nettuno. Në vitin 2010 ata u transferuan në Spanjë, konkretisht në Torremolinos, si çift.
Meqenëse Sibora nuk kishte dokumente të rregullta, ajo mbërriti me një identitet të rremë, emër me të cilin njihej në qytet.
Avokatët mohojnë që të ketë ekzistuar një ekzekutim i befasishëm dhe i organizuar, megjithëse akuzat këmbëngulin se ai e vrau atë dhe se veproi njësoj si në rastin e Paulës ish të dashurës së tij të mëparshme, në mënyrë të ftohtë dhe duke pretenduar se gjithçka lindi pas një debati.
