Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu: Bandat në veri, të përgatitura për dhunë

 
   

Në emisionin “RTK prime” i ftuar ishte edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu. Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ai tha se bandat atje, që ishin  të hënën, nuk janë në mesin e atyre më të rrezikshmeve që vijnë nga Serbia, e të cilat janë shumë të përgatitura.

Musliu i cili është  drejtor ekzekutiv i “OCTOPUS”, duke folur në “RTK Prime”, u shpreh se i ashtuquajturi ‘Beli Vuk’,  është  një prej udhëheqësve të tifozëve të Beogradit, i cili është i zhytur në botën e krimit.

“Bandat e djeshme nuk ishin më të rrezikshme që vijnë nga Serbia, por janë të përgatitur për raste të tilla”, tha ai.

“‘Beli Vuk’ është një prej udhëheqësve të tifozëve të Beogradit, i cili është i zhytur në botën kriminale”.

Musliu u shpreh se sigurimi shtetëror i Serbisë i përdor me dekada të tëra për destruktivitetin e tyre në terrene të ndryshme në ish Jugosllavi, por edhe gjetiu në mbarë botën.