Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka reaguar deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Egzon Azemi, i cili është dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Përmes një postimi publik, Azemi ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
“Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali. Unë dhe Arlind Manxhuka sot u dënuam me nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë”, ka shkruar Azemi.
Postimi i plotë:
Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali.
Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë.
Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani u dënuan me nga 6 muaj burgim.
Krejt kjo nga ata që i nënshtrohen Serbisë.
Pra në total 4 vite burg për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.
Qantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë!
