Një reagim i fortë ka ardhur nga motra e 19-vjeçares Myrto nga Kefalonia, e cila humbi jetën në rrethana tragjike si pasojë e arrestit kardiak nga konsumi i kokainës, duke i bërë thirrje qytetarëve të ndalin komentet fyese dhe të përqendrohen te thelbi i ngjarjes.
Teksa ka folur për mediat greke, 52-vjeçarja u shfaq e tronditur dhe e revoltuar nga reagimet në rrjetet sociale, ku sipas saj, vëmendja është zhvendosur nga ngjarja e rëndë tek pamja e vajzës.
“Nuk e di se çfarë përmban dosja hetimore dhe nuk mund të akuzoj vetëm sepse jam e lënduar, por kemi të bëjmë me një situatë shumë të rëndë. Një vajzë e re ka humbur jetën,” u shpreh ajo.
Ajo kritikoi ashpër komentet në rrjetet sociale, ku diskutohej mbi pamjen e 19-vjeçares, duke theksuar se kjo është një devijim i papranueshëm nga thelbi i tragjedisë.
“Problemi juaj është të uleni dhe të komentoni në rrjetet sociale, se kjo vajzë kishte bërë buzët? Se doli dhe u kthye? A është ky problemi? Apo se ka njerëz që e braktisën dhe ajo vdiq? Duhet t’ju vijë turp. Ne ulemi dhe u kushtojmë vëmendje gjërave që duhet t’i injorojmë në këtë moment.
Ne ulemi dhe u japim vlerë njerëzve, shpirtrat e të cilëve ekzistojnë vetëm për të bërë baltë. Çfarë bëri babai im, çfarë bëri nëna ime, çfarë bëri nëna e Myrtos, çfarë bëri Myrtoja, por nuk shikon çfarë i bënë Myrtos, nuk shikon çfarë u bëjnë fëmijëve tuaj, nuk shikon çfarë të ndodh ty në këtë shoqëri të ndyrë,” deklaroi mes emocionesh.
Motra e viktimës i bëri një apel të drejtpërdrejtë edhe komunitetit lokal në Kefalonia, duke kërkuar më shumë respekt për jetën e humbur.
“Dua t’i kërkoj, nëse jo të gjithë botës, komunitetit lokal këtu, Kefalonisë, që është vendi ku mund të mos jem rritur, sepse isha në Athinë, por është vendi që e dua dhe e lavdëroj aty ku shkoj, ju lutem, shumë nga thellësia e shpirtit tim, të tregoni pak respekt , nëse jo ndaj faktit, ndaj rezultatit që ka kjo ngjarje.
Një person humbi, një shpirt 19-vjeçar. Ndaloni së shfrytëzuari çfarë dhe si për të pasur një minutë vlerë në jetën tuaj. Ju lutem shumë.
E kuptoj që disa njerëz nga shtëpia e tyre, mund të kenë marrë parimet për të mos parë thellësinë e një problemi, dhe për t’u përqendruar rreth të thënit të gjësë së zgjuar dhe për të marrë një pëlqim, ose nuk e di çfarë. Dhe ata hedhin baltë, për të ndjerë se ka diçka në jetën e tyre, se jeta e tyre ka një kuptim.
Jam mërzitur gjithë jetën time. Çfarë bën babai, çfarë bën nëna?” Çfarë bën motra, pse ka thonj, pse ka buzë, pse mbante një miniaturë. Ky është problemi? Si ishte fëmija dhe si vishej ? Ky është problemi me të cilin duhet të merremi tani”, tha ajo.
Në fjalën e saj, 52-vjeçarja theksoi gjithashtu se shoqëria po fokusohet në çështje sipërfaqësore, duke neglizhuar problemet reale.
“Jemi lodhur duke dëgjuar komente për gjëra pa rëndësi, ndërkohë që nuk shohim çfarë po ndodh realisht. Nuk shikoni çfarë i bënë vajzës, nuk shikoni çfarë po ndodh me fëmijët tuaj,” u shpreh ajo.
Pak më vonë, në një prononcim për edicionin informativ të televizionit Alpha, ajo kërkoi drejtësi për motrën e saj, duke theksuar se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen.
“Fajtorët duhet të paguajnë,” përfundoi ajo.
