Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërmarrësi shqiptar Gjergj Luca viziton Thaçin në Hagë, befasohet nga optimizmi dhe forca e tij

 
   

Ndërmarrësi shqiptar Gjergj Luca ka deklaruar se gjatë vizitës së tij të ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke thënë se ka hyrë në burg me qëllim që ta motivonte Thaçin,  por ai tha se u befasua nga jeta, optimizmi dhe forca qe mori nga ish-presidenti i Kosovës.

“Hyra për t’i dhënë optimizëm ati burri apo siç i thoni ju për t’i jap gajret me të thanë të drejtën kishte aq optimizëm aq shumë jetë aq shumë forcë sa unë dol i trishtuar edhe lash burra të fortë aty brenda që kishin energji pa fund dhe pozitivistët pa fund”, ka thënë  Luca.

Më tej Luca ka treguar se beson në pafajësinë  e Thaçi pasi sipas Luces “krimet” e vetme që i ka kryer Thaçi janë se ky i fundit e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujes, dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, dhe se ka organizuar luftën çlirimtare.

“Sot mbushen tre vite që Hashim Thaçi bashkë me shpirtin e shqiptarisë janë në Hagë duke vuajtur dënimin për “krimin” e vetëm se sakrifikuan gjithçka për Kosovën e pavarur. Turp për shqiptarinë që helmohet përditë nga feudalizmi bolshevik (i udhëheqësve kosovarë). Lavdi veprës së trimërisë së këtyre burrave. Rroftë kombi shqiptar!”, ka thënë Luca.