Aktuale

Ndërron jetë në burg i dënuari për vrsje. Emri

FIER – Një i dënuar ka ndërruar jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për 52-vjeçarin Artur Doku, banues në Burrel, i cili po vuante një dënim për vrasje të kryer në vitin 1997. Mësohet se atij i kishin mbetur ende për të vuajtur 9 vite e 5 muaj burg.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes kanë qenë problemet shëndetësore, pasi 52-vjeçari vuante nga shqetësime kardiake. Pas përkeqësimit të gjendjes, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku mjekët kanë konstatuar humbjen e jetës.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit.

Nga informacionet paraprake nuk rezultojnë elementë që të ngrenë dyshime për një ngjarje kriminale. Shkaku zyrtar i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore.

NEWS  Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, ja oraret dhe rrugët alternative ku mund të kalohetKush ishte i ndjeri

Artur Doku alias Gent Sherifi ishte i dyshuari kryesor dhe i dënuar në mungesë për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, në trazirat e vitit 1997 në Tiranë.

Në 2024 ai u pikas në Torino të Italisë pasi ishte dënuar me 13 vjet, 5 muaj e 3 ditë, dhjetë vjet pas vendimit të dhënë nga gjykata e Tiranës. Atje bënte një jetë të rregullt familjare dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Ngjarja për të cilën u akuzua Doku ka ndodhur më 19 maj të vitit 1997, rreth orës 21:00, në vendin e quajtur Bregu i Lumit, Tiranë. Sipas hetimit, në bashkëpunim me kushëririn e tij Artur Doku, kanë vrarë me armë zjarri Ilmi Cukën dhe kanë plagosur vëllain e tij, Dalip Cuka, për motive hakmarrjeje.

Gjykata e Tiranës dha atëherë pafajësinë për Artur Dokun dhe ai emigroi në Itali.

Por gjyqi vijoi në mungesë me kalimin në Apel ku më 2004 u shpall fajtor. Nga rishqyrtimi i çështjes ka rezultuar e provuar se Artur dhe Besim Doku janë kushërinj midis tyre dhe banonin së bashku me familjen Cuka në lagjen Bregu i Lumit Tiranë. Izmir Doku shumë vite para se të ndodhte vrasja ka qenë baxhanak me Dalip Cukën, më vonë e fejuara e Izmir Dokut prishi fejesën dhe martohet me Bardhyl Cenën nga Kukësi. Gjithashtu familja Cuka në afërsi të banesës kishte një lokal. Në vitin 1996, me qëllimin që makinat të mos kalonin me shpejtësi në rrugën para lokalit, ata hapën një kanal. Prishja e fejesës dhe hapja e kanalit, i cili pengonte qarkullimin normal të automjeteve sollën një zënkë midis Izmir Dokut, kushëririt të Besim Dokut dhe të dëmtuarit Mexhit Cuka, e cila më pas u bë shkas për ndodhjen e ngjarjeve shumë të rënda. Më 19 maj 1997 rreth orës 21:00, Dalip Cuka së bashku me viktimën Ilmi Cuka dhe Bardhyl Cenën po ktheheshin nga fshati Laknas për te Bregu i Lumit. Dalip Cuka ka qenë në sediljen e parë të autoveturës me targë të Shkodrës në krah të shoferit Bardhyl Cena, ndërsa Ilmi Cuka ka qenë në sediljen e pasme. Sapo kanë mbërritur në lagjen Bregu i Lumit, në afërsi të klubit të Sami Delia, në një distancë rreth 10 metra larg shtëpisë së tyre, u dalin përpara të pandehurit Artur Doku, Besim Doku dhe Izmir Doku të cilët mbanin në duar armë automatike. Artur dhe Besim Doku kanë qëlluar me armët automatike në drejtim të autoveturës, për pasojë plagoset dhe më pas vdes në spital Ilmi Cuka, gjithashtu plagoset dhe vëllai i tij, Dalip Cuka.

NEWS  “Je puthur në buzë me Edi Ramën?”/ Ilir Vrenozi kap në befasi Mimoza Ahmetin, ja si përgjigjet poetja

Të Ngjashme