Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, ka firmosur sërish një sërë ndryshimesh
Ditën e sotme janë miratuar një sërë ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit që përfshijnë emërime dhe komandime në disa qarqe të vendit.
Kështu, Alfred Canaj do të jetë shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, teksa në Fier, drejtor komandohet Erion Ahmeti, ndërsa shef komisariati Gerald Toska. Andi Banushi do të jetë zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan, ndërsa Krenar Guçe Shef Rendi në Përmet.
Emrat e plotë të emërimeve:
Erion Ahmeti — Komandohet Drejtor i Policisë Fier;
Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan;
Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet;
Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë;
Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier;
Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë;
Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat;
Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër;
Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë;
Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH);
Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin;
Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë;
Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban;
Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë.
