Lajme

“Në konsultim me Kurtin” – Bahtiri del me sqarim për vizitën e tij te LDK-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentes.

Në një deklaratë publike, Bahtiri ka thënë se qytetarët po e përcjellin me vëmendje situatën aktuale dhe se ai ndjen “obligim moral” të japë sqarime për veprimet e tij.

Sipas tij, në koordinim paraprak me kryeministrin Albin Kurti, ai është paraqitur në vendin ku po mbahej konferenca për shtyp e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me qëllim kërkimin e nënshkrimeve të nevojshme për të, siç u shpreh, “gjetur sa më shpejt zgjidhje për çështjen e Presidentes”.

Bahtiri ka kritikuar opozitën, duke thënë se nëse ajo posedon nënshkrimet e nevojshme, duhet t’i dorëzojë ato dhe “të mos i mbajë në ajër” apo të “luajë me qytetarët e Kosovës”.

Postim i plotë:

Mirëmbrëma të dashur qytetarë!

E di se jeni duke e përcjellë me vëmendje situaten aktuale në kuvend, prandaj e ndjej obligim moral që t’iu jap sqarim.

Me konsultim paraprak me kryeminstrin Kurti, shkova në vendin ku po mbahej konferenca për shtyp e LDK-së që t’i kërkoj nënshkrimet në mënyrë që sa më shpejt të gjejmë zgjidhjen për çështjen e Presidentes. Nëse përnjemend i kanë ato nënshkrime, le t’i japin, e mos t’i mbajnë “në ajër”, mos të luajnë me popullin e Kosovës. Mjaft është mjaft!

Ne po bëjmë të pamunduren që ta zgjedhim Presidenten sonte, ndërkohë që ata bëjnë teatër, me një letër nënshkrimesh në të cilën figuron data 25 prill e jo 27 prill, dhe në të cilën nuk ka as emër kandidati, as vule, e as protokollim. Ky popull nuk është analfabet. Sheh, din dhe kupton. Ndërsa këtë opozitë, si çdoherë, do ta ndëshkon.

Të Ngjashme