Aktuale

‘Në lidhje dashurie me shefin e punës!’ Burri masakron me thikë ish-gruan në Durrës, e reja në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 10 qershor 2026 në Durrës, pasi në orën 03:00 të mëngjesit, shtetasi E.L, babai i dy fëmijëve ka masakruar me thikën e bukës, ish-gruan e tij, Er… L, teksa kjo qëndronte me qira në një banesë në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Gruaja është shtruar në spitalin Ushtarak në gjëndje të rëndë, ndërsa burri është arrestuar pas 1 muaji nga policia e Durrësit. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën e “Vrasjes për shkak të marëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Çifti kishte rreth 1 vit që ishte divorcuar dhe jetonin të ndarë nga njëri-tjetri. Por konfliktet mes tyre, ishin agravuar për shkak se mbajtjen e dy fëmijëve e bënte burri. Ndërsa gruaja jetonte e vetme në një shtëpi me qira.

Sipas dëshmisë së burrit, gjatë kësaj kohe gruaja kishte krijuar dhe një lidhje intime me shefin e punës së saj dhe kjo gjë e ka acaruar akoma dhe më tepër.

I pyetur rreth rrethanava të ngjarjes, burri e ka pranuar krimin e rëndë duke thënë në polici se: “…e kam goditur me thikën e bukës pasi ajo më tha që kishte qenë në një lidhje dashurie me shefin, ku ajo punon…”.

Teksa zhvillohej seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, burri i arrestuar ka deklaruar se:

“…ne kishim rreth një vit që ishim ndarë. Dhe i mbaja unë fëmijët dhe nuk kishte ardhur t’i takonte. Unë kisha marrë fëmijët të bënin plazh dhe i thashë fëmijëve ta takonin nënën. Atë ditë që ndodhi ngjarja me tha që do shkonte në punë dhe kishte fikur telefonin. Kur i them që ku ishe me tha: “…nuk të jap llogari…”. Kur vjen në shtëpi në orën 11:00 i them që shko tek shtëpia jote dhe kisha pirë pak. Diskutuam dhe nuk e di si ndodhi pasi isha dhe në gjendje të dehur. Se mbaj mend nëse e kam goditur me thikë. Për mua “arrest në shtëpi” do të ishte më mirë se mbaj fëmijët me punën që bëj në ndërtim…”.

Por ky pretendim është rrëzuar nga prokurori i çështjes, i cili i ka kërkuar gjyqtarit, Ervin Sulaj, të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarin, pasi ai disa kohë më parë rezulton të jetë dënuar për “Dhunë në familje” ndaj gruas së tij…

Ndër të tjera prokurori lexoi dhe dëshminë e gruas, e cila nga ambjenti i spitalit Ushtarak ku ndodhej ka treguar se: “…se ish bashkëshorti ka qenë pranë banesë me mjet që në orën 23:30 dhe rreth orës 03:00 ka shkuar tek banesa dhe e ka goditur duke i thënë që kishte shkuar ta vriste…”.

Dëshmia e saj nuk ka vijuar gjatë, pasi është ndërprerë për shkak të gjëndjes të rënduar shëndetësore. Ndërkohë policia e Durrësit, lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka marrë në pyetje dhe dy komshinjtë e gruas së dëmtuar. Njëra ka deklaruar se:

“…kanë dëgjuar që rreth orës 03:00 kërkohej ndihmë nga qiraxhija e cila ishte e dëmtuar me thikë dhe e gjakosur dhe ndodhej në katin e parë të banesëse mbuluar e tëra me gjak…”.

Të njëjtat deklarime ka dhënë edhe B.H qeraxhiu i katin të parë në banesën 3 katëshe të shtetases F.B, i cili deklaron se e ka parë të gjithë të gjakosur gruan, e cila jeton një kat mbi të.

Nisur nga këto kushte, gjykata e Durrësit pak ditë më parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për burrin që në 10 qershor 2026, tentoi të vrasë gruan, duke e goditur disa herë me thikë.

Të Ngjashme