Familja e veprimtarit Haki Imeri ka përshëndetur bashkëpunimin mes LVV-së dhe LDK-së për ndërtimin e institucioneve, duke e vlerësuar si një zhvillim shpresëdhënës për qytetarët e Kosovës.
Në reagim, familja ka lavdëruar Lumir Abdixhikun për, siç thotë, rikthimin e frymës rugovjane në LDK dhe ka mbështetur Bekim Sejdiun për President të Kosovës.
Në fund, ata kanë propozuar që, nëse vendi shkon në zgjedhje, LVV dhe LDK të garojnë së bashku.
Postimi i plotë:
Lumir Abdixhiku, te lumtë!
-E nise rrugën për t ‘ia rikthyer LDK-së frymën rugovjane.
– Çdo veprim i juaj politik që shkon në favor të shtetndërtimit dhe ardhmërisë së qytetarëve vlerësohet lart.
– Kjo është mënyra dhe forma e duhur për ta bashkuar, ngritur LDK-në dhe për t’i garantuar qytetarit institucione stabile.
-Bekim Sejdiu është një personalitet i rëndësishëm i Kosovës. Ai meriton të behet Presidenti i ardhshëm i Kosovës
-Bashkëpunimi institucional mes LDK-së dhe LVV-së për ndërtimin e institucioneve të Kosovës është lajm jashtzakonisht shpresedhenes per qytetaret e Kosoves .
-Dhe lajm i hidhur per armiqt..
-Ne fund të fundit, kualicioni ‘vellazrim bashkimit’ PDK, AAK, Lista Serbe dhe Fatmir Sheholli me bashkëpunëtorë nese na dërgojnë në zgjedhje:
-Propozojmë një koalicion LVV-LDK që të garojnë së bashku..
