Lajme

Nesër hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitrovicës

Të hënën, më 27 prill 2026, duke filluar nga ora 07:30, në veri të Mitrovicës do të mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë objekt të ri do të vendosen Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Keto deri më tani kanë operuar në objekte me qira.

“Ky zhvillim vjen në vijim të vendimit të fundit të Ministrit të BPZhR-së, Armend Muja, i cili ka bërë të ditur se të gjitha drejtoritë rajonale të agjencive vartëse që aktualisht operojnë në objekte me qira do të zhvendosen në objekte shtetërore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nesër mbetet të shihet se si do të rrjedhojë ky vendim i qeverisë.

Të Ngjashme