Lajme

Nesër në Prigodë të Istogut varroset Alush Gashi

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK Akush Gashi i cili ditë më parë ndërroi jetë, nesër do të varroset në vendlindjen e tij në Prigodë të Istogut.

Mbledhja komemorative do të mbahet nesër në ora 11:00, në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, ish-ASK. Nderkaq varrimi do të bëhet në ora 15:00.

Familjarët e të ndjerit kanë falënderuar të gjithë ata që iu kanë qëndruar pranë, në këto ditë të vështira.

“Të dashur miq, Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen, ngushëllimet dhe fjalët e mira që na keni dhënë për më të dashurin tonë. Ju njoftojmë se mbledhja komemorative do të mbahet nesër me 21 Maj, në ora 11:00, në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, ish-ASK. Ndersa varrimi do të bëhet në ora 15:00, në vendlindjen e të ndjerit, në varrezat e fshatit në Prigodë të Istogut. E pamja do të mbahet në Hotel Grand, më 22 dhe 23 maj, nga ora 10:00 deri në ora 17:00. Me respekt dhe mirënjohje, Familja Gashi”, thuhet në njoftimin e familjes së Alush Gashit.

Të Ngjashme