Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar se nga 1 qershori 2026 hyn në fuqi kufizimi për pagesat me para të gatshme mbi 2,000 euro ndërmjet individëve, raporton GazetaBlic.Sipas njoftimit, të gjitha pagesat që tejkalojnë këtë shumë duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.
ATK ka apeluar tek qytetarët dhe bizneset që të respektojnë kufizimet e përcaktuara me ligj, në mënyrë që të shmangen gjobat dhe ndëshkimet e mundshme.“Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës.
