Lajme

Nga 2019 në pesë palë zgjedhje – Basha: Kurti fiton, por rrëzohet nga manovrat politike të opozitës

Zyrtari i VV-së, Dimal Basha ka deklaruar se VV-ja ka nominuar sërish Albin Kurtin për kryeministër, duke e konsideruar këtë si vazhdimësi të mbështetjes politike brenda partisë dhe jo si rezultat të kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja.

Sipas Bashës, procesi i shpeshtë zgjedhor nuk po vjen si reflektim i vullnetit të qytetarëve, por si pasojë e, siç u shpreh ai, përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për të rrëzuar qeverinë dhe për të bllokuar funksionimin e institucioneve shtetërore.

Ai theksoi se që nga viti 2019 vendi ka hyrë në një cikël të përsëritur zgjedhjesh, duke shkuar drejt pesë proceseve zgjedhore brenda pak vitesh.

Postim i plotë:

Sot nominuam Albin Kurtin për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Këto zgjedhje nuk po vijnë sepse populli i do, por sepse opozita çdo vit po gjen forma me rrëzu qeverinë e me blloku shtetin.

Nga viti 2019 po shkojmë në 5 palë zgjedhje, ku Albin Kurti gjithmonë del bindës i pari, por prapë opozita gjen çdo formë e mënyrë që ta luftojnë e rrëzojnë.

Megjithatë, sa herë që po e rrëzojnë, populli po e ngrit atë edhe më lart, sepse qytetarët e dinë kush lufton për shtet, e kush pushtet.

VVazhdojmë!

Të Ngjashme