Një balonë meteorologjike me një pako të dyshimtë të lidhur poshtë saj, e cila u gjet së fundmi në Prishtinë, ka ngritur pikëpyetje të reja rreth natyrës së këtij rasti dhe mënyrës së përdorimit të mjeteve të tilla për cenimin e sigurisë publike.
Për këtë ka reaguar edhe Rron Gjinovci, i cili ka ngritur mundësinë që rasti të shihet në një kontekst më të gjerë, duke e krahasuar me përdorimin e balonave të ngjashme në kufijtë e Bjellorusisë me Lituaninë dhe Poloninë, transmeton “Bota sot”.
Gjinovci pyet nëse bëhet fjalë vetëm për një alarm të rrejshëm apo për përdorimin e një metode që është shfaqur edhe në raste të tjera të sigurisë në Evropë.
Reagimi i plotë në Facebook:
A e dini ku është pa kjo metodë e cënimit të sigurisë publike me balona meteorologjike së fundmi?
Çka nëse balona meteorologjike me bombën e rrejshme mrena, synonte Qeverinë, selinë e BE-së në Prishtinë apo ndonji institucion tjetër afër vendit ku u gjet?
Një balonë e lëshume prej ajrit, me ni pako të lidhun poshtë, është ni metodë që tashma është pa në kufijtë e Evropës. Në kufinin Bjellorusi–Lituani e Bjellorusi–Poloni, balonat meteorologjike janë përdorë në masë për me çu kontrabandë përtej kufinit. Në disa raste, këto raste kanë çu edhe deri te mbyllja e aeroporteve e ndërprerja e fluturimeve.
Parlamenti Evropian i ka futë këto raste në kontekstin e operacioneve hibride që synojnë vendet e BE-së e NATO-s. Prandaj pyetja për rastin në Prishtinë është: a kemi këtu veç ni alarm të rrejshëm, apo po përdoret ni metodë që tashma është pjesë e arsenalit të veprimeve hibride në Evropë?
Në luftën hibride të sotme, nuk është gjithmonë nevoja me shkaktu dëm. Mjafton me kriju frikë, konfuzion, me harxhu resurse të sigurisë e me kriju ni ndjenjë pasigurie.
