Aktuale

Ngjarje e rëndë në vend/ 15-vjeçari mbytet në pishinë, detajet e para

Policia e Gjirokastrës ka reaguar sa i përket rastit ku një 15-vjeçar është gjetur i mbytur në një pishinë.

Sipas policisë, adoleshenti ka pësuar infarkt teksa po notonte brenda në pishinë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Top Channel

Të Ngjashme