Aktuale

Ngjarje TRAGJIKE në vend/ Ishte duke punuar në arë me babain, hyn në lum për tu larë, mbytet 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. Një 15-vjeçar,që ishte duke punuar me të atin në arë,ka hyrë në lumë për tu freskuar e për tu larë por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.

I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

See also  Tronditen familjarët, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesësNë vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca,që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë,15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

See also  U shpall non-grata në Shqipëri, “e rrezikshmja” Ikballe Huduti: Më shkatërruan jetën, ja lidhja ime me Iranin“Në fshatin Orizaj, gjatë kohës që po lahej në lumë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 15-vjeçar, banues në Orizaj, Berat.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njofton policia.

Të Ngjashme