Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngrihet aktakuzë kundër 10 personave në rastin “Subvencioni IV”

 
   

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë personave në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin “Subvencioni IV”, ku 8 prej tyre janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’, ‘’Ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti’’, ‘’Mashtrim në detyrë’’, ‘’Dhënie ryshfetit’’ dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe me nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Dhënie ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 paragrafi 1 lidhur paragrafin 3 dhe nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.