Aktuale

Nis me PËRPLASJE senca në Kuvend! Shehaj pengon Berishën të flasë

Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me tensione dhe përplasje politike që në nisje të saj.

Menjëherë pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën në foltoren e Kuvendit, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ngrit nga vendi dhe nisi të protestojë, duke mos e lejuar liderin demokrat të vijonte fjalën e tij.

Situata krijoi momente tensioni në sallën e Kuvendit, ndërsa Shehaj vijoi të fliste nga vendi i tij. Në këto kushte, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, e cila po drejtonte seancën, i tërhoqi vëmendjen kreut të Partisë Mundësia për të respektuar rregulloren dhe zhvillimin normal të punimeve.

Debatet mes deputetëve vijuan për disa minuta, duke e kthyer fillimin e seancës në një arenë përplasjesh politike.

Të Ngjashme