Lajme

Një burrë sulmon një tjetër në Leposaviq, të dy ishin nën ndikim të alkoolit

Një rast sulmi është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Leposaviq.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, kur një ankues ka njoftuar policinë se ishte sulmuar nga një burrë.

Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas testit të alkoolit është konstatuar se ishin nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, palët janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme