Aktuale

Një ditë pas protestës së dhunshme në Zvërnec, hiqen telat me gjemba por jo gardhi (Foto)

Telat me gjemba që ndodhen në gardhet metalike të kantierit në resortin në Zvërnec, po hiqen.

Në fotot e siguruara nga mediat, shihet se pas përplasjes së dhunshme mes protestuesve, policisë dhe një grupi policësh privatë të maskuar që hodhën spray me piper drejt tyre, telat me gjemba kanë nisur të hiqen dhe ngarkohen në mjete që po i largojnë nga aty.

Pikërisht për sulmin kundrejt protestuesve, është arrestuar një prej punonjësve të “Mayor Security”, kompanisë private të sigurisë, Genard Biba dhe janë vendosur nën hetim dy të tjerë.

Të Ngjashme