Lajme

​Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berishës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale dhuna në familje.

Gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Berishës.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se masa e arrestit shtëpiak është vlerësuar e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

“Gjykata erdhi në përfundim se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.B., pasi kjo masë është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale”.

Të Ngjashme