Qytetarët janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në protestën e 30-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijuar një cikël tubimesh që prej një muaji zhvillohen çdo ditë në Tiranë.
Ashtu si në protestat e mëparshme, grumbullimi i protestuesve nisi në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do përsërisin kërkesën e tyre kryesore dhe të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, pritet që qytetarët të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestës.
See also Hajduti serial godet sërish! Vjedh marketin e tretë në Dhërmi, kamerat i zbulojnë fytyrën (Video)Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e kërkesave të saj.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
See also Prej dy vitesh i arrestuar për grabitje dhe drogë, vdes në spital 21-vjeçari! Burgjet: U gjet në qeli i…4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
