Lajme

Një person dyshohet se sulmoi katër zyrtarë korrektues në Qendrën Korrektuese në Pejë

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë korrektues në Qendrën Korrektuese në Pejë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosje”.

“Pejë 18.05.2026 – 09:47. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në qendrën korrektuese, ka sulmuar fizikisht katër viktima meshkuj kosovarë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Të Ngjashme