Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë në lidhje me rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me prokurorin, kanë zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin, ku janë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve.
Po ashtu, në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar.
Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
