Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një shqiptar, hero në avionin Tel Aviv-Londër/ Ndaloi pasagjerin që tentoi të hapte derën në fluturim

Ky filmim tregon momentet kur një shqiptar ndërhyn për të ndaluar pasagjer të një avioni Uizejër, që fluturonte nga Izraeli në Angli, i cili po përpiqej të hapte derën e emergjencës në fluturim.

E përditshmja britanike “The Sun” që publikoi pamjet, shkruan se 45-vjeçari shqiptar quhet Viktor Troboloni. Ai ishte i vetmi që mori guximin të ndërhynte duke e mbërthyer për 10 minuta në dysheme pasagjerin në tentativën e tij të çmendur, teksa bërtiste “Allahu Ekber”.

Pasagjerët e tjerë dhe punonjësit e stafit të avionit morën zemër pas ndërhyrjes së shqiptarit dhe i erdhën atij në ndihmë. Ngjarja ndodhi teksa avioni fluturonte në një lartësi prej 9 200 metrash mbi sipërfaqen e tokës. Avioni bëri ulje të detyruar në Beograd ku agresori iu dorëzua autoriteteve ndërkombëtare.

“The Sun” e konsideron “heroik” gjestin e shqiptarit, banues në Zyrih, por që sipas të përditshmes britanike, udhëtonte drejt Seint Albansit në Angli për të vizituar nënën e tij të sëmurë.Tv Klan