Është identifikuar viktima e ngjarjes së rëndë me armë zjarri të ndodhur në zonën e Kamëz. Viktima është Ardian Baloshi, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitali i Traumës si pasojë e plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një konflikti banal, por rrethanat e plota të saj mbeten ende të paqarta dhe nën hetim nga autoritetet.
Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar të vrasjes dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së ngjarjes.
Bëhet me dije se edhe një person tjetër, 25 vjeç, është plagosur nga të shtënat. Gjithashtu janë angazhuar edhe forcat RENEA për kapjen e autorit të krimit.
