Lajme

Norvegjia nderon monarkun para pallatit mbretëror

Mijëra norvegjezë u mblodhën të shtunën për t’i dhënë lamtumirën Mbretit Harald përpara pallatit mbretëror.

Monarku më i vjetër i Evropës, vdiq të premten në moshën 89 vjeç.

Mbrëmë turma njerëzish mbushën rrugët e Oslos në shi të rrëmbyeshëm për të parë kortezhin e funeralit që udhëtonte nga Spitali Universitar i Oslos, ku vdiq Harald, në pallatin mbretëror, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Flamujt valëviteshin në gjysmë shtizë në të gjithë vendin dhe portretet e mbretit të ndjerë me uniformë festive ishin kudo, nga stacionet e autobusëve, tramvajet dhe stacionet e metrosë deri te dyqanet, zyrat dhe ndërtesat publike.

Ndërsa kombi mbante zi për Haraldin, vëmendja u kthye edhe te trashëgimia. Princi i Kurorës Haakon, djali i vetëm i mbretit të ndjerë, u bë automatikisht mbret pas vdekjes së babait të tij nën monarkinë kushtetuese të Norvegjisë.

Mbreti Haakon VIII do t’i flasë kombit në një fjalim televiziv në orën 19:00 sipas kohës lokale (17:00 GMT) të shtunën. Të martën, ai do të bëjë betimin para parlamentit, kur do të betohet se do të mbrojë kushtetutën dhe ligjet e Norvegjisë.

Ai u bë mbret në momentin që babai i tij ndërroi jetë. Nuk do të ketë kurorëzim pasi ato u shfuqizuan nga parlamenti në vitin 1908.

Të Ngjashme