Aktuale

“Nuk i shpëtoi dot prangave!” / Nga Shqipëria në Belgjikë e SHBA: Historia e autorit të 3 vr*sjeve që u ekstradua sot!

SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, me Charter Flight, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati.

Dorëzimi i Hoxhës vjen në kohën kur për të shumë kërkuarin e drejtësisë po kryejnë hetime edhe britanikët që i kanë revokuar pasaportën britanike, të cilën ja kishin lëshuar rreth viteve 2000, me identitetin Hysen Gashi, një identitet me të cilin hyri më vonë në Amerikë.E po ashtu pas arrestimit të të kërkuarit në SHBA, autoritetet shqiptare të drejtësisë kanë nisur komunikimin me autoritetet e Belgjikës ku Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishi, për ta transferuar edhe çështjen tjetër të tij të dënimit në Shqipëri.

NEWS  “Top Channel, kape lajmin”- Cllevio i dërgon LIVE mesazh këtij banori të Big Brother VIP(Video)Një rast i fshehur prej shumë vitesh dhe i dalë në dritë në maj të këtij viti bëri shumë bujë. Sokol Hoxha, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos në vitin e mbrapshtë 1997 (muaji mars) dhe të një gruaje shqiptare në gusht të të njëjtit vit, u arrestua pas tre dekadash arrati.

NEWS  Detaje nga tragjedia në Shkodër/ Viktimat ishin kthyer nga Gjermania për pushime, dyshohet se… (Foto)Ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit. Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë.Pas hetimeve shumëvjeçare të agjencive më të mëdha të zbatimit të ligjit në Europë dhe jo vetëm, aktiviteti kryesor i Sokol Hoxhës në Belgjikë ka qenë prostitucioni. Madje edhe vrasja e kryer në këtë vend lidhet ngushtë me këtë aktivitet gjithashtu të paligjshëm.

NEWS  ‘Rusia dhe Kina kanë frikë’, Trump: Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n edhe nëse ata…

Dyshohet se Sokol Hoxha kishte sajuar një martesë me Brunilda Hoxhën, por ai e shfrytëzonte për prostitucion, derisa e qëlloi për vdekje në një bar në Bruksel. Dyshohet se arsyeja e kësaj vrasjeje kishte qenë kundërshtia e viktimës për t’iu bindur Hoxhës në tentativën e tij për ta shfrytëzuar./tch

Të Ngjashme